Një konflikt i çastit mes dy personave ka bërë që njëri prej tyre të mbetet i plagosur me thikë në Tepelenë.
Ngjarja ndodhi në një lokal, ku sipas policisë, 28 – vjeçari Ndriçim Malajnues pas një konflikti ka goditur me thikë në pjesën e shpatullës personin me iniciale G.T.
Fatmirësisht, goditjet e marra nuk kanë qenë në rrezik për jetën dhe i lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut.
Ndërkohë, policia bëri të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”./tvklan.al