Çdo shume qe shkon për rritjen e kapitalit ne një kompani ekzistuese shqiptare do te tatohet me 10% nëse me pare nuk ka kaluar ne siten e tatimeve.
Anëtaret e komisionit te ekonomisë kane miratuar propozimin e mbërritur nga Ministria e Financave për disa ndryshime ne tatimin mbi te ardhurat qe tenton te kontrolloje dhe tatoje te ardhurat qe individë te ndryshëm shtojnë ne kapitalin e shoqërive.
Arjana Dyrmishi: “Bëhet fjalë për të gjitha të ardhurat, të cilat injektohen nga si shtim kapitali nga burime jashtë shoqërisë për të cilat janë ndodhur raste rëndom që ndodhen aktualisht në praktikat e evidentuara nga organet tatimore, të cilat në mes të vitit shoqëri të ndryshme shtojnë kapitalet me burime dhe me origjina të panjohura dhe të pa tatuara më parë”.
Diskutime ka ngjallur momenti i tatimit te emigranteve qe do te investojnë ne kapitalin e kompanive shqiptare.
Këtyre te fundit do t’iu kreditohet shuma e mbajtur si tatim nëse këtë e kane paguar më parë ne një shtet tjetër.
Selami Xhepa: “Në qoftë se një shqiptar ka punuar në Kosovë me kontrata, me çdo gjë, ka marrë të ardhura, i ka transferuar në fund sepse është shqiptar dhe vjen në Shqipëri. Me taksa të paguara në atë vend vijnë dhe investohen në vendin tënd. A konsiderohet ky moment me taksa të paguara?”
Florion Mima: “Mund të kreditohen, pra mund të zbriten nga tatimi i pagueshëm në Republikën e Shqipërisë deri në masën sikur ato të ardhura të realizuara jashtë të ishin tatuar në Shqipëri. Nuk ka tatim të dyfishtë”.
Pjese e këtij projektligji është edhe tatimi mbi te ardhurat për biznesin e vogël kur kalohet xhiroja vjetore prej 2 milionë lekësh./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro