Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Brenda kësaj jave ministri i Jashtëm Paskal Milo do të raportoj në komisionin e politikës së jashtme të parlamentit mbi hapat e fundit të diplomacisë shqiptare në prag të raundit të dytë të bisedimeve për Kosovën në Rambujesë.

Ministri i Jashtëm Milo do të shpjegoj në komisionin e politikës së jashtme emërimet e fundit nëpër ambasada dhe konsullatat shqiptare në vendet e huaja. Anëtarët e komisionit të jashtëm theksuan faktin se këto emërime janë kryer pa u përcaktuar më parë kriteret përkatëse.

Komisioni i Jashtëm do ti kërkojë ministrit të jashtëm Milo, bashkërendim të qëndrimeve të parlamentit me atë të qeverisë përsa i përketë politikës së jashtme./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame