Lajme Arkiva 2003

I përbërë prej 15 vjetësh, komisioni i Kongresit të 6-të të Partisë Socialiste ka nisur që prej orës 6:00 të mëngjesit numërimin e 563 fletëve të votimit për anëtarët e rinj të komitetit të përgjithshëm drejtues.

Menjëherë pas shpalljes së kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, komisioni i votimit i kongresit të 6-të Partisë Socialiste, ka vijuar punën me listën e anëtarëve të rinj të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues gjithsej janë katër kuti votimi dhe komisioni i votimit ka përfunduar pas 9 orësh vetëm kutinë e parë të votimit.

Me këto ritme, pra me këtë shpejtësi 5 minuta për çdo fletë votimi, parashikohet që vetëm nesër pas orës 17:00, të mund të shpallet lista e anëtarëve të rinj të komitetit të përgjithshëm drejtues. për të vijuar më pas punën komisioni i votimit me listën e anëtarëve të rinj të Kommisionit Qendror të Garancive Statutore.

Lista me 95 anëtarët e rinj të Komitetit të Përgjithshëm drejtues do të shtohet me 38 kryetarët e partisë socialiste në rrethe, të cilët më pas do të zgjedhin dhe 19 anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë Socialiste.

Duke pasur parasysh rëndësinë e numërimit të fletëve të votimit si dhe mosbesimin ndaj njëri-tjetrit të delegatëve të kongresit, në ditën e tretë të votimeve një pjesë e delegatëve nuk ka pranuar që të largohet nga salla e Teatrit të Operas dhe Baletit duke u ushqyer dhe duke fjetur aty.

Ndërkaq komenti i liderit të opozitës Sali Berisha për Kongresin e Partisë Socialiste ka qenë ky:

Sali Berisha: E kam komentuar gjerësisht, tani mbeti pa komentuar elegjia që lexoi Nano me të cilën bëri të përlotej edhe Ndre Legisin. Në historinë e planetit nuk mund t gjeni një njeri që, vetëm në delir ose në paranojë të plotë që të autolavdëroj veten gjer në ndjenjë vjedhje, deri në “neveri vjedhjendjellëse”. Dëgjojeni edhe njëherë elegjinë e Barçit, ta lexoj Barçi në kongres mirë, po ta lexojë Nano për veten e tij…/tvklan.al