20 Shkurti data e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, si simbol i rënies së komunizmit, do të jetë edhe dita e përkujtimit të viktimave të krimeve të diktaturës në Shqipëri. Vendimi është marrë në Komisionin e Ligjeve. Gjatë shqyrtimit të projektligjit për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri.
Gjatë diskutimit nen për nen u vendos dhe ngritja e një obelisku përkujtimor në një nga sheshet qendrore të Tiranës.
Gent Strazimiri: “Data 20 shkurt, data e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit, si data edhe e përkujtimit të viktimave të krimeve të regjimit komunist dhe besoj është një simbol i gjetur për arsye se është ndoshta moment i parë, i fuqishëm dhe i paharrueshëm për të gjithë ne që e kemi përjetuar dhe për ata që e kanë ndjekur nëpërmjet televizorit. Dita kur qindra dhe mijëra shqiptarë të lirë mbushën sheshin “Skënderbej” dhe dënuan simbolin e komunizmit në Shqipëri shtatorin e diktatorit në mes të Tiranës.”
Në projektligj përcaktohet dhe ngritja e disa monumenteve përkujtimore në zona të ndryshme të vendit për nder të viktimave të diktaturës komuniste./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi