Administrata shtetërore tashme do t’u thotë lamtumire pushimeve te festave zyrtare kur këto te fundit përkojnë me ditën e shtune dhe te diel.

Te kthyera tashme ne një tradite alla shqiptare ato ishin sanksionuar ne ligjin për festat zyrtare dhe ditët përkujtimore, i miratuar ne vitin 1992 dhe i ndryshuar një vit me pas, por me një tjetër amendim te bere komisioni i ligjeve i ka dhënë fund kësaj praktike qe duket se nuk gjen teren ne asnjë vend perëndimor.

Miran Kopani: “Synon që të shfuqizojë ditët e festave zyrtare që bien ditën e shtunë ose të diel, pra që dita pasardhëse mos të konsiderohet ditë pushimi”.

Viktori Gumi: “Projektligji është në përputhje me kushtetutën. Natyrisht përmban edhe kërkesat e nevojshme për hartimin e një akti normativ dhe si pasojë propozohet miratimi i tij pa ndryshimet”.

Por çfarë ka ndodhur realisht gjate 2009 me administratën shtetërore, pikërisht atëherë kur festat zyrtare përkonin me te shtunën dhe te dielën. Nga 13  te tilla punonjësit e këtyre dikastereve kane gëzuar me ligj te drejtën e pushimit plot 22 dite.

Kështu 1 dhe 2 Janari ndonëse dite festive, përkuan me pushimin e fundjavës dhe për pasoje punonjësit e administratës iu rikthyen punës me datën 5, duke përfituar dhe dy dite me shume vakancë.

E njëjta gjë ndodhi dhe me festat e 28 dhe 29 Nëntorit, Bajramin e Madh, Pashkët Katolike dhe ato Ortodokse, si dhe një sërë festash te tjera fetare.

Por çdo te ndodhte nëse edhe festa e 8 Dhjetorit e shënuar rishtazi si e tille ne amendimin qe iu be ligjit, te përkonte me te shtunën ose te dielën?

Atëherë administrata jone do te shënonte afro 1 muaj pushim, duke paralizuar për një kohe te konsiderueshme shërbimin e saj ndaj qytetareve./tvklan.al