Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i PD Dashnor Sula ka kërkuar që të merret parasysh sa më parë projeKt-vendimi për komunikimet në Sky ECC dhe Encrochat. Sipas Sulës secili anëtar i Kuvendit duhet të deklarojë nëse ka një telefon për biseda të tilla dhe lista t’i dërgohet SPAK-ut.
Sula nuk hezitoi të deklaronte publikisht numrin e tij të telefonit.
“Pse keni frikë që ju ta bëni këtë projekt-vendim të jetë funksional? Pse keni frikë nga kolegët tuaj, që e kanë përdorur? Ne jemi persona publikë dhe sigurisht numri i telefonit duhet të jetë publik. Numri im është… Ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët! 0692088022, që nga viti 2001. Pse ju duhet juve të mazhorancës një telefon i tillë, për ta përdorur për korrupsion? Keni këtu brenda në Parlament, ministra, deputetë, kryetarë bashkie i kanë përdorur këto telefona për të vjedhur vota. Nga i pari e të gjithë me radhë të deklarojnë kush ka përdorur telefonat Sky e EncroChat. Dhe kjo listë t’i kalojë SPAK-ut. Nuk jemi ne imunë, duhet të jemi të parët që përballemi me ligjin”, tha Sula.
/tvklan.al