Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ të Shtetit, duke përfshirë në një variant përfundimtar propozimet e bëra nga Këshilli i Ministrave dhe SHISH-i.
Ka qenë vetë kreu i këtij dikasteri, Bahri Shaqiri, i cili tha se këto amendime bëhen me synim për t’iu të përgjigjur kushteve të reja për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kundërshtoi se janë njëkohësisht edhe domosdoshmëria e vendit tonë si anëtar i NATO-s dhe procesit të liberalizimit të vizave.
Pas propozimeve të zotit Shaqiri, me kërkesë të këtij të fundit gjithçka ka vijuar me dyer të mbyllura për mediat.
Bahri Shaqiri: “Saktësimin e emërtimit të SHISH në ligj, kryerjen e veprimtarisë të zbulimit jashtë vendit, kryerjen e veprimtarive të kundërzbulimit brenda vendit, mbledhjen e informacionit mbi terrorizmin edhe për individë, grupe dhe organizata që i mbështesin dhe i financojnë ato, mbledhjen e informacionit për krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabandën, pastrimin e parave dhe të gjithë llojet e trafikimit të paligjshëm, verifikimi i pastërtisë së sigurisë dhe dhënia e mendimit nga SHISH-i për DSIK-në, mbrojtja e sigurisë së veprimtarisë së SHISH-it duke shtuar mbrojtjen e operacioneve që realizohen edhe nga struktura ilegale të objekteve dhe pajisjeve që kanë të bëjnë me veprimet informativo-operative të SHISH-it, kërkimin e informacionit nga punonjësit e SHISH nga entitetet publike, institucionet, organet vendore dhe qendrore dhe private për realizimin e detyrave të parashikuara në ligj në funksion të sigurimit kombëtar”.
Në projektligjin e ri përcaktohet se me propozim të kryeministrit, presidenti i republikës emëron dhe shkarkon zv/drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Për kandidaturën e propozuar kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Drejtori dhe zëvendësdrejtori qëndrojnë në detyrë për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi vetëm një herë, zëvendësdrejtori herën e parë ka një mandat 3-vjeçar.
Procedura për emërimin në detyrë fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit përkatës./tvklan.al