Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Komisioni i mandateve nuk mori asnjë vendim, nëse heqja e imunitetit të deputetit Nikollë Lesi do të shqyrtohet në seancë plenare.

“Personalisht njihem në këtë moment me këto dy dokumentet të rëndësishme, që mund t’i merrte ky komision. Pra me pak fjalë, duke shmangur thelbin e çështjes për të cilën jemi mbledhur sot, për shkak të mosnjohjes paraprakisht me këto dy dokumente bazë të organizimit dhe zhvillimit të kësaj mbledhje, personalisht do të kërkoja shtyrjen e kësaj mbledhje në një moment të dytë, për të na dhënë kohë për t’u njohur më mirë me to”.

Për këtë arsye, anëtarët socialistë u larguan nga komisioni. Ndërsa sipas Olldashit:

Sokol Olldashi: “Zoti Çukaj, i cili ka më shumë se një javë, sikurse është konfirmuar edhe nga zoti Pëllumbi që ka material në dispozicion, t’ia vinte t’ia bënte të njohur antërve të komisionit letrën që ka dërguar deputeti Lesi dhe në bazë të diskutimit që ne bëmë ishte i detyruar të bënte një votim për të marrë vendim se si do të procedohet më tutje. Ai iku është punë e tij, ndoshta edhe e zotit Nano.”

Në një letër dërguar nënkryetarit të komisionit Sokol Olldashi, Lesi shpjegon arsyet që e bëjnë të pajustifikueshme kërkesën e Gjykatës së Lartë, pasi botimet në gazetën “Koha Jonë”, janë të bazuara në fakte dhe në shumicat e rasteve kanë qenë në formë komentesh apo opinionesh.

Sipas letrës, ankimi i Xhoana Nanos, për shkrimin, “A është Xhoana Nano agjente greke?”, bazohet në deklaratën e ish-kryetarit të SHISH Fatos Klosi. Për të vërtetuar shkrimin, Lesi disponon një dokument sekret me firmë të kryeministrit më datë 11 Tetor 2000, drejtuar SHISH-it, ku kërkon dosjen e Xhoana Nanos. Lesi do të paraqesë këtë dokument, ditën kur do të votohet në parlament heqja e imunitetit./tvklan.al