Senaca dëgjimore të kryera nga këshilltarët socialist janë të jashtligjshme pasi zhvillohen pa praninë e opozitës, me këtë pretendim nga kryekomisioneri Olldashi ka nisur seanca e ditës së sotme në komisionin hetimorë Rama.
Opozita ka dalë jashtë në këtë seancë të sotme, pasi këtë kërkesë Olldashi do t’ja paraqes kryetarit të parlamentit Pëllumbi. Në takim ka marrë pjesë kryetari dhe nënkryetari, pas këtij takimi shprehen.
Sokol Olldashi: “Sikurse ndodhi dhe në seancën parlamentare të ditës së sotme kam gjetur përsëri mirëkuptimin e kryetarit të parlamentin, për faktin që takimi që po zhvillojnë përfaqësuesit e Partisë Socialiste pa pasur një autorizim, në kundërshtim flagrant me nenin 12, pika 1 të ligjit për komisionet hetimore të kuvendit dhe shfaqet që po organizojnë ato mbasdite për mbasdite, me njerëz që janë të akuzuar për shpërdorim të parave të qytetarëve të Tiranës janë të paligjshme dhe te paligjshme i ka konsideruar këto mbledhje edhe kryetari i kuvendit. Në praninë time u thërrit dhe nënkryetari i komisionit zoti Agasi, i cili rikonfirmojë se për grupin përfaqësues të Partisë Socialiste nuk ka lidhje me asnjë institucion të parlamentit, por ka lidhje institucionale vetëm me Bashkinë e Tiranës, është një grup që varet dhe drejtohet vetëm nga Bashkia e Tiranës dhe nuk i përgjigjet as ligjit as institucionit të parlamentit. Unë kam vite që nuk e kam takuar Koço Kokdhimën, estradën e beri Koço jo unë”.
Bardhyl Agasi: “Nuk u arrit asnjë llojë marëveshje, u krijua një gjëndje tensionuese midis dy drejtuesve të komisionit dhe në këto kushte zoti Pëllumbi u detyrua të pranonte egzistencën e dy palëve, do të thotë që edhe komisioneri socialist dhe ato të opozitës të vazhdojnë punën e tyre. Nuk i dha të drejtë aspak dhe me vjen keq që ai ka deklaruar para medjas që e ka mbështetur zoti Pëllumbi, përkundrazi zoti Pëllumbi u njoh me vendimin përkatës që kishim marrë bashkarisht si komision. Siç duket do të dilet me dy raporte, ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk e thyejm ligjin.”
Pjesa e komisionerëve socialist akuzojnë opozitën se po bllokojnë këtë komision, sipas tyre socialistët nuk janë në shërbim të së vërtetës me vazhdimin e seancave dëgjimore, ska asgjë të jashtligjëshme për socialistët pasi ato janë duke vepruar ashtu si Olldashi në terren.
Fatmir Xhafa:“Në cilën gjykatë të botës dhe në cilin sistem ka ndodhur që të mos dëgjohet ai që akuzohet”.
Erion Braçe: “Që kam punuar mjaftueshëm si antarë komisioni, që të vazhdoj të dëgjoj të gjithë njerëzit që ka akuzuar Sokol Olldashi në këtë sallë për vjedhje”.
Paradite duhet të paraqiteshin ekspertët e të dyja palëve e të nisej nga puna, por edhe këtë rradhë nuk funksionojë, do të vazhdohet si ditë më parë deri në përfundim të madatit./tvklan.al