Gjykata Kushtetuese është vendosur të jetë hapi i radhës i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës pas vendimit të një dite më parë të KQZ që rrëzoi kërkesën për referendum. Anëtarët e KQZ votuan në shumicë kundër, duke argumentuar se shqyrtimi i saj i kalonte kompetencat e këtij institucioni.
Por Artur Zheji, tha se referendumi është tashmë një iniciativë pa kthim dhe se komiteti pret nga kushtetuesja një vendim të paanshëm.
Artur Zheji: “Do i drejtohemi popullit në të gjitha rastet, protestat dhe si të thuash nuk do të gjejmë paqe përderisa të bëjmë pronë të shqiptarëve të drejtën për tu shprehur ne do ti kërkojmë gjykatës kushtetuese të dali në deduksionet e pavarura të cilat janë në thelbin e kërkesës tonë.”
Andrea Stefani: “Pra dje ne na është mohuar kërkesa për të tërhequr formularët dhe këtu është shkelur kodi zgjedhor.”
Anëtarët e komitetit kanë dalë të gjithë për të kundërshtuar vendimin e komisionit qendror të zgjedhjeve, që sipas tyre ishte fruti i manipulimit nga dy forcat e mëdha politike./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi