Ndryshimet më të fundit që pritet t’i bëhen kodit zgjedhor në kapitullin për financimin e partive politike, për kreun e KQZ Çlirim Gjata, duhet të përfshijë dhe disa propozime që kanë të bëjnë më përzgjedhjen e ekspertëve që do të merren me auditimin e financave dhe mënyrën se si dhe kur duhet bërë monitorimi.
Çlirim Gjata: “Këta ekspertë të mos përgjidheshin me short, por në formën e një bordi ekspertësh dhe puna e këtij bordi të mos fillonte pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, por direkt me fillimin e fushatës. Pra jo thjesht një kontrollues letrash, ku nuk mund të përjashtosh dot edhe efiktivitetin.”
Në lidhje me eksperiencën e viteve të kaluara përsa i përket mënyrë së shpërndarjes se fondeve në adresë të partive politike, Gjata shprehet, se formula e përzgjedhur tashmë nuk lejon abuzimin me fondet nga parti fantazëm siç ndodhte më parë.
Çlirim Gjata: “Partitë e vogla nuk përfitojnë më, përfitojnë vetëm partitë parlamentare. Ne kemi parti sinqerisht që u them tani, e cila ka regjistruar ka marrë fondet , por ka marrë 0 vota. As kryetari vetë nuk ka votuar për veten e tij. Atëherë pse duhet të paguajnë taksapaguesit për to.”
Debati që ka përfshirë dhe politikën nëse KQZ, duhet të jetë një strukturë e pavarur ose jo, Gjata e komenton.
Çlirim Gjata: “Nuk është e rëndësishme fakti KQZ politike apo e pavarur, nga dikush do vijnë propozimet qofshin këto parti, qofshin institucione, dikush do i emërojë. Pra një burim do ta ketë, atëherë ç’vlerë ka politika. E rëndësishme është që të ketë profesionalizëm dhe të zbatohet ligji.”
Në bazë të draftit të përgatitur 50% e shumës së fondeve publike tashmë do të ndahet nëpërmjet partive politike, që kanë marrë mandate në Kuvend në raport me votat në shkallë kombëtare./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro