E gjithë vëmendja e mediave të mëdha ndërkombëtare po përqendrohet tek kompania kineze DeepSeek. Ngritja e menjëhershme e kësaj kompanie të Inteligjencës Artificiale ka trazuar tregjet financiare dhe ka ndezur debat mbi konkurrencën ekonomike dhe gjeopolitike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Ajo që ka tronditur industrinë është pretendimi DeepSeek se është bërë me një fraksion të kostos së rivalëve të tij duke ngritur pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e dominimit të Amerikës në Inteligjencën Artificiale.

Kjo ka vënë në pikëpyetje shumat e mëdha të parave që kompanitë e teknologjisë amerikane thonë se planifikojnë të shpenzojnë në qendrat e të dhënave dhe mikroqarqet kompjuterikë që nevojiten për të mbështetur përparimet e mëtejshme për inteligjencën artificiale.

DeepSeek është bërë aplikacioni falas më i shkarkuar në SHBA vetëm një javë pasi u lançua.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se teknologjia e kompanisë së re kineze DeepSeek duhet të shërbejë si nxitje për kompanitë amerikane dhe tha se ishte gjë e mirë që kompanitë në Kinë kanë dalë me një metodë më të lirë dhe më të shpejtë të Inteligjencës Artificiale.

Ai gjithashtu tha se nuk ishte i shqetësuar për këtë progres, duke shtuar se SHBA do të mbetet një aktor i rëndësishëm në këtë fushë.

“Ne gjithmonë i kemi idetë, ne jemi gjithmonë të parët. Kështu që unë do të thoja që ky zhvillim është shumë pozitiv. Pra, në vend që të shpenzoni miliarda e miliarda, do të shpenzohet më pak”, u shpreh Donald Trump.

Shumë kompani teknologjike shitën aksionet e tyre të cilat ishin në rënie të lirë, pasi frika u rrit mbi udhëheqjen e Amerikës në këtë sektor.

Klan News