Kompania austriake Verbund do të fillojë brenda këtij muaji punën për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës në Bushat.
Për Ministrin e Ekonomisë, Driftan Prifti, investimi prej 200 milion eurosh që ka planifikuar kompania koncensionare për këtë vepër energjetike është ndër më të mëdhenjtë ndër këto vitet e fundit.
Dritan Prifti: “Kompania Verbund mund të jetë investitori më i rëndësishëm për nga madhësia e investimit, të paktën që ne e dimë sot në Shqipëri në këto dy vjet. Një pjesë e madhe e këtij investimi do të shpenzohet në Shqipëri, pra rreth 40, 50 milion euro nga e gjithë kjo vlerë do të shpenzohet në Shqipëri për kontraktorë lokalë, për punëtorët lokalë, do të ketë rreth 300 të punësuar “.
Investitorët austriak vlerësuan bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për kohën rekord në të cilën ky koncesion nga nënshkrimi i marrëveshjes po fillon të zbatohet në terren.
Christian Kern: “Kemi vendosur të shtojmë kapacitetin prodhues në 57 megavat, duke rritu kështu investimin nga 160 milion euro të planifikuara në 200 milion. Në hidrocentralin e Ashtës do të përdoret teknologjia e re me turbin matrix, një inovacion botëror”.
Hidrocentrali Ashtës një koncesion 35 vjeçar pritet të përfundojë brenda vitit 2012, ndërkohë që Ministria e Energjetikës ka një marrëveshje për blerjen e energjisë së prodhuar për 15 vitet në vijim, sasi kjo që shkon rreth300 kilovat orë në vit.
Ministri Prifti e cilësoi si pozitive ecurinë e koncesioneve në energjetikë, teksa aktualisht 34 nga 50 lejet e dhëna deri një vit më parë janë duke u zbatuar./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro