Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Komunistët dëbojnë pushtetin lokal nga Labinoti ku u përkujtua 60 vjetori i krijimit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Qindra komunistë, anëtarë të tre partive të ndryshme komuniste kanë bujtur në shtëpinë muze ku u mblodh për herë të parë shtabi i ushtrisë.

Pushteti lokal kishte planifikuar një ditë të ngjeshur me aktivitete, por kur kanë parë që shtëpia është pushtuar nga komunistët, krerët e pushtetit vendor kanë braktisur festën. Hysni Milloshi ka thënë se Shqipëria nuk kanë bërë ushtri, madje dhe ajo që ka mbetur është ushtri fashiste. Më pas komunistët kanë harruar emrat e partive ku aderonin dhe janë ulur duke ndarë ushqimin e varfër që kishin me njëri-tjetrin./tvklan.al