Ditën e sotme në Bruksel u mbajt Konferenca e Donatorëve në mbështetje të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nën logon “Bashkë për Shqipërinë”.
Gjatë kësaj konferencë, me pjesëmarrjen e 100 shteteve, në ndihmë të Shqipërisë u dha një kontribut nga secili dhe shuma totale e mbledhur është 1.15 miliard euro.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjitha shtetet që ndihmuan financiarisht Shqipërinë, ndërsa e mbylli fjalën e tij me një citim nga Kurani, kur tha se “Njerëzimi është një komb i vetëm”.
Më poshtë gjeni donacionet përkatëse të secilit shtet:
Italia- 65 milionë euro
Franca- 100 milionë euro dhe hua 60 milionë euro të tjera
Gjermani- 11 milionë euro
Suedia- 5.6 milionë euro,
Holanda- 3 milionë euro
Danimarka- 3 milionë euro
Danimarka- 2 milionë euro
Polonia- 2.7 milionë euro
Greqia- 2.5 milionë euro
Sllovaki- 300 mijë euro
Finlanda- 300 mijë euro
Austria- 1 milionë euro
Çekia- 380 mijë euro
Sllovania- 250 mijë euro
Finlanda-300 mijë euro
Luksenburgu- 150 mijë euro përmes UNICEF
Bullgaria- 100 mijë euro
Rumania- 420 mijë euro
Mali i zi- 500 mijë euro
Serbia- 2 milionë euro
Maqedonia e Veriut- 6 milionë dinarë
Kosova: 200 mijë euro
Turqia- Ndihma totale arrin shifrën 46.3 milionë euro
Emiratet e bashkuara Arabe- 70 milionë euro për 2 mijë njësi banimi
Zvicra- 9 milionë euro
Katari- 5 milionë dollarë
SHBA- 5 milionë dollarë
Japoni- 2.5 milionë euro
Azerbaxhani: 500 mijë euro
Norvegjia: 26 milionë korona norvegjeze
Republika e Koresë: 300 mijë dollarë
Lihtenshtejni: 50 mijë euro
Algjeria: 50 mijë euro /tvklan.al