Shoqata e investitorëve të huaj në Shqipëri ka marrë përsipër, që për 3 ditë radhazi të zbulojë nëpërmjet një panairi dhe serie konferencash pasuritë natyrore shqiptare në çelje të kësaj nisme presidenti i FIA-s zoti Tomas Papaspiro e shikon atë si mundësi shumë të mirë për të promovuar potencialet minerale, turistike apo kulturore të Shqipërisë dhe për të thithur, mandej në këtë mënyrë investitorët e huaj.

“Misioni i shoqatës sonë është të rrisim numrin e investitorëve të huaj, shohim se nga ana e qeverisë ka gatishmëri për të krijuar një klimë të mirë për investitorët dhe aktualisht Shqipëria mund të konsiderohet një vend i favorshëm për të investuar.”

Ministrat Ruli dhe Pango të pranishëm në këtë konferencë kanë prezantuar potencialet e mëdha natyrore që ka Shqipëria që duke i shtuar edhe klimën e sigurisë që ekziston tashmë këto 3 vite t e fundit e bën vendin tonë një vend me një leverdi ekonomike për të investuar.

Genc Ruli: “Gjatë viteve të fundit interesi kompanive të huaja për të investuar në Shqipëri ka ardhur në rritje. Ekonomia shqiptare tashmë është plotësisht e hapur dhe prezenca e kompanive të huaja në sektorin mineral është bërë një fenomen i zakonshëm dhe i shpeshtë.”

Ylli Pango: “Pjesa kryesore që e bën vendin tonë tërheqës ndaj turizmit janë masat e marra nga qeveria për, siç e përmendën dhe kolegët infrastrukturën rrugore. Vetëm në jug të Shqipërisë këtë vit janë dhënë fonde për rreth 150 km rrugë nga të cilat mbi 60 km është itinerari i rivierës tonë të mrekullueshme.”

Shifrat flasin se në dy vitet e fundit numri i investitorëve të huaj në Shqipëri ka ardhur duke u rritur./tvklan.al