Presidenca e Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal në Shqipëri, kanë finalizuar në ambjentet e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” një konferencë të zgjeruar takimi me temë decentralizimin e demokracisë. Morën pjesë kryetarët e bashkive Vorë, Kashar, Elbasan, Cërrik, Korçë, Bilisht, Lezhë, Shëngjin, Vlorë dhe Ersekë.

Fillimisht funksionët përgjegjës në bashkitë e mësipërme morën pjesë në një kurs një javor në Tiranë në sektorët urbanistikë të shërbimeve publike dhe financave lokale. Kursi u zhvillua në drejtimin e profesorëve italianë. Në një fazë të dytë teknikët italianë shkuan pranë bashkive duke kontribuar drejpërdrejtë në konsulencë dhe bashkëpunim.

Konferenca u hap më përshëndetjen e rektorit të universitetit Jani Dode. Më pas përshëndeti dhe profesor Verni dhe drejtori i projektit. Konferencën e përshëndeti dhe zoti Hysen Domi, kryetar i Bashkisë Elbasan dhe Prefekti i Elbasanit, Durim Hushi./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj