Përkujdesje më të madhe nga qeveria ndaj sëmundjeve ORL. Këtë kërkuan mjekët otorjatër nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilët u mblodhën në konferencën e 9 kombëtare të organizuar nga shoqata “Besim Zyma”. Trajnimi i mjekëve dhe prezantimi i metodave të reja në mjekim si dhe parandalimi i sëmundjeve, ishte dhe synimi kryesor i konferencës. Ndër temat që u diskutuan ishin: trajtimi i kancerit të laringut, vlerësimi i dëgjimit te fëmijët apo kimioterapia në kancerin e kokës dhe të qafës. Profesor doktor Pjerin Radovani tha:
Pjerin Radovani: “As qeveria ndoshta me dhjetëvjeçarë të tjerë s’ka për ta pasur ndonjëherë ndër mend problemet e dëgjimit te ne. Duhet t’i ndodhë dikujt në qeveri një problem i madh që ndodshta mund të angazhohen, por shikojmë që edhe vetë ato handikapin që kanë e fshehin dhe shkojnë e zbulojnë diku jashtë shteti dhe jo në qeveri.”
Konferenca u mbështet nga USAID dhe tri firma farmaceutike në vend. /tvklan.al