Sot në Konferencën e Paqes në Madrid për paqen në botë, një sekretar për paqen në NATO, Solana dënoi rastin e fundit të dhunës në Kosovë dhe shprehu shqetësim për sigurinë e vëzhguesve ndërkombëtarë në krahinën e trazuar të Kosovës. Solana tha se ndryshe nga pohimet e presidentit jugosllav Millosheviç, forca e evakuimit të NATO-s në Maqedoni ka autorizimin e Kombeve të Bashkuara për të shpëtuar vëzhguesit në rrezik.

Solana ka deklaruar se veprimet që kanë ndodhur kohët e fundit gjatë orëve të fundit dhe u bën thirrje të dyja palëve si shqiptarëve ashtu dhe serbëve që të tregojnë vetëpërmbajtje. 30 shqiptarë u vranë dje nga rojet kufitare jugosllave. Ky është incidenti më i rëndë në Kosovë që prej arritjes në mes të tetorit dhe Komunitetit Ndërkombëtar të një sërë marrëveshjesh që vendosën armëpushim dhe një vëzhgim ndërkombëtar në krahinë.

Dymbëdhjetë shqiptarë të tjerë u plagosën në një përleshje që zgjatën 5 orë pas postave kufitare të Gorozhupit dhe në perëndim të Prizrenit. Ndërsa Hollbruk arriti sot në Prishtinë për të biseduar rreth ngjarjes më të rëndë të shkaktuar që nga tetori ku ai vendosi marrëveshjen me Millosheviç për frenimin e situatës./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori