Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Puna e policisë po bëhet edhe me e vështirë, pasi krimi i organizuar ka përfshirë politikën dhe më tej. Kështu janë oreientuar oficerë të policisë së Qarkut të Tiranës, nga Ministri i Rendit Igli Toska.

Në një konferencë për policinë dhe komunitetin, ministri ka udhëzuar për më shumë përgjegjshmëri dhe për kujdes të veçantë të strukturave të policisë rrugore, për parandalimin e aksidenteve. Por kësaj radhe, theksi në fjalën e ministrit është vënë tek probleme që policisë i dalin për shkak të inkriminimit në politikë.

Igli Toska: “Në kohën kur lufta kundër krimit të organizuar është kthyer në nëj çështje sensitive dhe obligim të vazhdueshëm për qeverinë shqiptare, Ministrinë e Rendit Publik, Policinë e Shtetit dhe gjithë shoqërinë civile, krimi i organizuar o bëhet gjithnjë e më agresiv, duke synuar të shtrihet në politikë dhe në mjetet e informimit publik, qofshin ato televizive ao të shkruar. Ngjarjet e fundit në Tiranë, tregojnë se krimi i organizuar ende vazhdon të ekzistojë, duke marrë edhe përmasa të mëdha. Kjo shtrirje drejt politikës dhe masmedias, veç të tjerash ka vështirësuar kështu punën e organeve të drejtësisë, por kurrsesi nuk do të mund të ndalojë veprimet tona ligjore të strukturave të shtetit të angazhuara në luftë kundër tij.”/tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj