Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vazhdon përplasja mes dy kandidaturave për kryetar të PSD, kryetarit aktual Skënder Gjinushi dhe konkurrentit Gaqo Apostoli. Në konferencën e Beratit Apostoli ka kërkuar që gara brenda partisë, t’i japë fund anakronizmit politik, për të seleksionuar politikën e vjetër dhe të konsumuar.

Gaqo Apostoli: “Ekziston rreziku i personalizimit të partisë, rreziku i klanizimit të partisë dhe unë doja të thosha këtu, që mbi këtë bazë, neve duhet t’i transformojmë forumet e partisë mbledhjet e kryesive të këshillave në tribuna politike, ku socialdemokratët të thonë mendimin e tyre të lirë.”

Ndërsa kryetari Gjinushi i është përgjigjur Apostolit, duke vlerësuar rezultatet e PSD në zgjedhjet për pushtetin lokal dhe duke shprehur se po abuzohet me demokracinë e brendshme.

Skënder Gjinushi: “Nuk i trembet njeri konkurrencave, por absolutisht kjo nuk duhet të kthehet në përbaltje të partisë. Në PSD nuk është stimuluar servilizmi, servilat e parë na i mori Laçua, skalionin e dytë e mori Milua. Po ka ngelur ndonjë kokërr edhe ai do të dali rrugës./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj