Pushteti vendor nuk po tregon interes për menaxhimin e pyjeve dhe pse ato janë pronë e tyre. Kështu u shpreh Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, në konferencën mbi reformën e pyjeve.

Sipas tij kjo reformë synon të ndërgjegjësojë të gjithë komunitetin se pyjet janë pasuri kombëtare ndaj dhe kanë nevojë për vëmendjen e të gjithëve.

Fatmir Mediu: “Kjo reformë përcakton qartë  të ardhmen e administrimit dhe menaxhimit të tyre, jo thjesht dhe vetëm nga ministria , por nga pushteti lokal dhe vetë komuniteti me qëllim mbrojtjen dhe shtimin e pyjeve. Ne me këtë reformë kërkojmë ta bëjmë pyllin pronë të komunitetit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të angazhojmë specialistët tanë në mbështetje të strukturave lokale për menaxhimin dhe administrimin e drejtë të tyre. Procesi i transferimit do  të vazhdojë dhe njëkohësisht ne si ministri duhet të transferojmë edhe… e domosdoshëm në nivel qarku apo nivel komune, në atë masë që do të kërkohet.”

Sipas Ministrit të Mjedisit, pyjet janë shkatërruar në masë dhe kjo për shkak të paligjshmërisë dhe mungesës të kapaciteteve për t’i administruar.

Çdo vit priten 1.9 milionë metër kub  dru afro 600  metër kub mbi mundësinë vjetore të shfrytëzimit. Pyjet në vendin tonë përbëjnë 36% të territorit, 18 % janë kullotat dhe 15% është tokë djerrë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami