Gazetari: “Çmimet e karburantit në vend vijojnë të mbeten të larta po të marrim parasysh kuotimin e arit të zi në bursat ndërkombëtare prej javësh të tëra. Edhe për grupimin e industrialistëve shqiptarë çmimet e karburantit në vend janë të patolerueshme. Administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, thotë se përballë kësaj situate nevojitet krijimi i një enti rregullator.”

Gjergj Buxhuku: “Duke krijuar një ent rregullator monitorues dhe rregullator do të kishim mundësi që të paktën në mënyrë indirekte të vepronim për të mos lejuar çrregullimet e djeshme në treg nga faktorë të ndryshëm, duke futur dhe faktorin kartel ose oligopol.”

Gazetari: “Konfindustria po llogarit se momentalisht çmimi i naftës në vend duhet të luhatej në nivelin 120 lekë për litër.”

Gjergj Buxhuku: “Duke marrë parasysh rënien prej mbi 100% të çmimit të naftës në 2-3 muajt e fundit dhe duke pasur parasysh edhe rivlerësimin e dollarit kundrejt lekut shqiptar në masën 20 deri në 23% arritëm në përfundimin që gjendja e çmimit të naftës në Shqipëri është e papranueshme sepse duhet të ishte të paktën 20-25% më e ulët se ç’është”.

Gazetari: “Një analizë të tillë bëri edhe TV Klan disa javë më parë duke cilësuar si abuzim nga ana e grosistëve të naftës. Këta të fundit pretendojnë se forcimi i dollarit nuk i lejojnë të ulin më tej çmimin fundor”./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro