Ajo që më shumë i frikësoheshin te Juventusi, tashmë është konfirmuar. Mbrojtësi Juan Cabal ka mbyllur sezonin.
Lojtari ka këputur ligamentet në grumbullimin me Kolumbinë. Bëhet fjalë për ligamentet në gjurin e majtë dhe lojtari nuk e shmang dot operacionin.
Cabal do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe sezoni për të është mbyllur.
23-vjeçari bëhet lojtari i dytë te Juventusi që mbyll sezonin për të njëjtin dëmtim, pasi më parë e pësoi edhe mbrojtësi tjetër, Gleison Bremer. /tvklan.al