“Burri apo vëllai?” Kjo është pyetja që Ardit Gjebrea i drejton publikut gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Situata e krijuar mes çiftit të moshuar Hava dhe Shaqir ka nisur me huadhënien e 20 milionë lekëve kundrejt kunatit të djalit, Avniut, rreth 18 vite më parë.
Këto para Shaqiri i ka dhënë pa pyetur më parë të birin dhe janë marrë nga llogaria e djalit më të vogël, për të cilin ai kishte të drejtë firme. Prej 18 vitesh, nuk kanë marrë asnjë qindarkë prej Avniut, ndërsa djali që e ka kunat dhe nusja s’u kanë thënë asgjë.
Havaja thotë se nuk i ka pyetur pasi nuk do që t’i vendosë në pozita të vështira dhe as të bëhet shkas për përçarjen e familjes. Kjo deklaratë nxiti pyetjen e Gjebreas, i cili evidenton edhe reagimin e munguar nga djali dhe nusja. Por Havaja thotë se Shaqiri nuk e ka pyetur të birin për t’ia dhënë këtë borxh kunatit të tij, por ka vepruar sipas dëshirës.
Ardit Gjebrea: Në qoftë se nusja jote takohet me vëllain dhe rri sikur s’ka ndodhur asgjë, mua nuk më bën sens. Pra kur ti ke motrën apo vëllain që të ka një borxh të madh, ti vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë, burri, në këtë rast djali yt, bën sikur s’di gjë, ju bëni sherr prej 18 vitesh, mua kjo gjë nuk më bën sens. Nëse unë do të isha në këtë situatë me prindërit e mi, kurrë, do të bëja në radhë të parë gjithçka për prindërit se ata s’ke ku i gjen njëherë, sigurisht as motër e as nuse s’ke ku gjen…
Hava: Mbase ai e ka bërë e unë s’e kam dëgjuar, po ai ka kthyer kurrizin te e motra, te miku, te shoku dhe nuk do t’ia dijë. Kam 12 vjet nëpër institucionet e qeverisë dhe nuk kam gjetur asnjë të drejtë.
Ardit Gjebrea: Institucionet e qeverisë, ky djali yt e di që ke 12 vjet që shkon në institucionet e qeverisë? Nuk të ka ardhur ndonjëherë të të thotë…
Hava: Asnjëherë. Ja sot kemi ardhur të dy burrë e grua vetëm. Kemi ardhur vetëm. Djemtë e tjerë i kam në Xhenova.
Ardit Gjebrea: Hava, ti e ke djalë, e ke shpirt dhe xhani i nënës e di unë se çfarë është, por është edhe xhani i djalit për nënën që duhet të reagojë.
Hava: Të them një gjë? Ka faj burri im që nuk e ka pyetur djalin.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Hava: Pse s’e pyeti djalin kur i dha lekët?
Eni Çobani: S’e ka pyetur se ishte kunati i djalit. More djalë, t’ia jap apo mos t’ia jap? Pra ia ka dhënë pa lejen e djalit. Tani djali çfarë përgjegjësie ka? Pse ia dhe, i thotë djali, mua më pyete që t’ia jepje kunatit? Kunati mund t’ia kërkonte këtij, djalit të vet, pse erdhi te vjehrri i motrës?
Ardit Gjebrea: Viktima.
Eni Çobani: Atëherë ky duhet të bënte telefon, ka ardhur Avniu, t’ia jap, mos t’ia jap?/tvklan.al