Qytetarë konfliktohen me oficerë të Gardës së Republikës dhe efektivë të policisë së rendit në qytetin e Vlorës.
Shkak është bërë një tokë në vilat qeveritare pranë zonës së Ujit të Ftohtë, për të cilën tre familje Paço, Ferko dhe Kadëna, thonë se janë të pajisur me certifikatë pronësie, të njëjtin pretendim që ka edhe Garda e Republikës.
Konflikti që vijon prej tre javësh sot është ndezur pasi forcat e gardës kanë mbërritur pranë vilave qeveritare dhe kanë rrethuar me tel me gjemba tokën në fjalë.
“Ne jemi me dokumente të rregullta. E kemi nga komisioni i kthimit të pronave tokën, e kemi me vendim të formës së prerë, kemi bërë dhe gjyq me vilën, e kemi të regjistruar në hipotekë. Ne na ka dalë sheshi i ndërtimit këtu, këta na vijnë e na heqin me dhunë, or burrë. Po ne s’do ndeshemi tani të marrim armët dhe të vritemi me këta.”
Policia ka shoqëruar në komisariat tre pjesëtarë të familjes Kadëna, ndërsa pas kësaj garda ka vijuar me rrethimin e tokës./tvklan.al