Dy vëllezër prej vitesh janë në një konflikt për pronat e tyre. Medi dhe Eglantin (Altini) vijnë sot në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” , në Tv Klan për të sqaruar konfliktin e lindur mes tyre. Për çfarë e akuzon Altini Mediun dhe a do të munden ata ta sqarojnë çështjen e tyre?

Mediu nga Patosi, tha se konflikti i tyre familjar ka 1 vit që ka filluar qëkur ai nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Fierit, por vëllai i tij, Altini e hodhi poshtë këtë duke thënë se kanë më shumë vite.

“Konflikti vazhdoi kur unë humba seancën gjyqësore në Fier, aty e quaj fillimin e konfliktit brenda vëllazërisë, sepse më parë nuk kemi bërë debate”.

Por, Altini shpjegoi se debati është për një borxh dhe Mediu e kishte hapur gjyqin, pa ditur ai asnjë gjë.

“Mediu ka humbur gjyqin dhe unë kam humbur pasurinë, kam hyrë tek vëllai një borxh të padeklaruar. Në fakt kemi një debat me një palë të tretë, punë pasurie toke, pas 30 vitesh. Unë e kam marrë vesh, pasi është hapur një proces gjyqësor për këtë tokë, se nuk kam ditur asnjë gjë. Prona është familjare dhe besoj se me takon të njoftohem. Është pasuri e të gjithë fëmijëve. Unë e mora vesh pas 2 javësh si Mediu ka humbur gjyqin dhe më tha, se sa kanë shkuar shpenzimet”.

Mediu, deklaroi se pronari i tokës është motra e tyre, por edhe këtu Altini e kundërshtoi, pasi tha se toka është marrë me ligjin 7501 dhe toka është e të gjithë fëmijëve.

“Nuk është pronarë motra, toka është marrë më ligjin 7501. Mua më kanë thirrur për rrëmbim tokë, sikur ja kam marrë tokën me dhunë  në vitin 1997, por nuk është e vërtetë dhe nuk i kam marë asnjë pjesë toke, sepse po ta kisha marrë do e merrja të gjithën”.

Juristja, Eni Çobani, tha se shqetësimi i Altinit është pse nuk e ka njoftuar vëllai (Mediu) lidhur me gjyqin.

I pyetur nga avokatja, Eni Çobani, se kush i ka thirrur në proces gjyqësor dhe kush pretendon se ja kanë zaptuar tokën, Mediu tha,

“Në Prokurori dhe në Gjykatë na ka thirrur një qytetar që është ngjitur me fshatin tonë dhe jeton në komunem e Portzës. Artan Hoxha ka ardhur në komunën e Portzës në vitin 1992 dhe kërkon tokën. Hoxha, me një vendim komisioni ka fituar tokën”.

Zonja, Eni Çobani, lidhur me dosjen që disponon, tha se, ka bërë një studim dhe rezulton se, Roza Kurteshi ka lënë prokurë që ta ndjekin vëllezërit e tij. Shtetasi Artan Hoxha i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me padi dhe të paditur zotin Medi të lirojë dhe ti dorëzojë sipërfaqen e tokës dhe detyrimin për shpërblim për përdorimin e sendit.

Mediu, tregoi se gjyqi ka filluar në 2016-ën dhe prona është në emër të Rozës (motra), dhe në fshatin e tyre të gjithë ata që kanë AMTP, ne emrin e tyre, kanë qenë burrë e grua në fermë dhe kanë marrë të gjithë AMTP.

Ndërsa, Altini shpjegoi se Roza është si kryefamiljare dhe ka marrë 10 mijë m2 tokë dhe babai ka 2 mijë m2, dhe një vëllai tjetër që ka 3 mijë m2. “Në AMTP e motrës jemi të përfshirë 4 persona, 3 vëllezërit dhe Roza. “

“Ne nuk e kemi ndarë tokën, sepse nuk kemi pasur probleme me tokën në familje. Toka është bërë ullishte rreh 20 vjeçarë janë ullinj, toka është mbjellë, punuar. Prandaj jam revoluar unë se nuk me njoftoi Mediu.”

Juristja, Çobani, tha është çudi sesi një pasuri toke kaq e madhe është lënë vetëm në një AMTP, por kjo varet nga fshatrat.

Mediu shpjegoi se si e kanë marrë dhe fituar tokën.

“Deri në vitin ’84 kemi jetuar në këtë tokë me shtëpi, pas vitit ’84 i bashkohemi planimetrisë dhe jemi rikthyer në vitet 91-92 dhe komisioni na ka vendosur përsëri në këtë tokë ku kemi pasur shtëpitë e gjyshit. Nga viti 1990 deri në vitin 2016 babai im ka qenë nëpër gjyqe, xhaxhai dhe të gjithë sepse e kanë kërkuar si tokë gjyshi. Ne kemi shumë vjet tek ai fshat. E vërteta është ndryshe dhe është deformuar”.

Por, Altini ka pretendime të tjera lidhur me këtë situatë. Ai tha se familja e Artan Hoxhës pretendon për një sipërfaqe toke se ka dy AMTP  dhe aty nuk ka as datë, as numër protokolli dhe as emrat nuk duken mirë. Ai dokument është marrë nga zyra e regjistrimit. Dhe gjëja tjetër e çuditshme është se ka dhe një tjetër dokument  dhe ka një tjetër historik, ka të shënuar, vendin nga vjen, numrin re protokollit dhe më pak metra katror.

Pra, se kush është dokumenti i saktë për të shkuar drejt fitores së Zotit Artan Hoxha të kësaj pasurie nuk dihet.

Zoti, Artan Hoxha i përgjigjet telefonatës për të marrë pjesë në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Artan Hoxha:

A keni dokumentat e mija përpara?

Eni Çobani:

Po i kemi dhe kam nxjerrë se ka 2 AMTP dhe kanë metra katrorë të ndryshëm, njëra 26 mijë dhe tjetra 19 mijë metra katrorë. Pse konflikti ka filluar në vitin 2016 dhe jo në vitin 91 -92 dhe 95-96.

Artan Hoxha:

Familja ime është vendosur në fshatin  Portez të Fierit në vitin 1900 por sistemi që ishte nuk na lejonte të merrnin pasaportizimin nga fshati kur ishim në Portëz. Prindërit e mi kanë filluar punë në janar të 1991 në ndërmarrje bujqësore dhe në ligjin 7501 thuhet se të gjithë anëtarët kanë të drejtë të pajin me tokë.

Mediu tha se në shtëpinë e tij, kanë shkuar disa herë policë dhe makina policie pa qenë e nevojshme, për ti bërë presion, pasi Prokuroria me një telefonatë mund ta thërriste.

Artani u shpreh se Mediu ka falsifikuar dokumentat dhe i kërkoi Mediut që të flasin në telefon, pasi është i hapur për të komunikuar me njëri- tjetrin.

Sipas Mediut, Altini nxehet kot dhe nuk duhet ta bëjë atë fajtor se ka humbur gjyqin. Ndërsa Altini kërkohet që të vihet drejtësi, pasi ka besimin tek juristja Eni Çobani dhe nuk do të humbasë vëllain e tij. Por, ai tha se në rrethanat ku ndodhet në gjendjen ekonomike nuk mund të fali qindarka dhe jo më miliona. Altini gjithashtu u shpreh se është i gatshëm për të folur me vëllain e tij, por edhe me Artanin./tvklan.al