Pasi ka humbur betejën me gjykatat dhe kushërinjtë e tij një 37-vjeçar nga Shkodra ka gjetur një mënyrë krejt ekstreme për të protestuar ndaj vendimit që nuk i kanë njohur atij të drejtën e pronësisë së një trualli.
Halit Meta, baba i dy fëmijëve, ka tentuar të vetëflijohet duke u ngujuar në armaturën e themeleve të pallatit që po ndërtohej në pronën që ai e pretendon të tijën.
37-vjeçari ka qëndruar më shumë se katër orë në njërën prej kolonave të pabetonuara ende duke kërkuar drejtësi.
Por edhe pse kalimin e orëve gjendja e tij është përkeqësuar 37-vjeçari nuk ka pranuar të dalë nga vendi ku ishte futur.
Kalimtarë dhe kureshtarë të rastësishëm janë munduar ta bindin, por asgjë nuk ka ndryshuar deri në mbërritjen e forcave të policisë.
Sikurse po e shihni edhe nga pamjet në momentin kur policia ka tentuar ta nxjerrë nga armatura e hekurt 37-vjeçari ka pësuar gjendje të fikëti.
Ai është dërguar me dëmtime të lehta në spital dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë sipas policisë konflikti për pronësinë e truallit Halit Meta e kishte me disa kushërinj të tij, të cilët pas fitimit të truallit të pronësisë ia kanë shitur atë një firme ndërtimi, e cila kishte filluar punimet për ngritjen e një pallati./tvklan.al
Gazetar: Drini Zeqo