Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ben Blushi:- “Personalisht mendoj, zoti Meta do ishte dhe më agresiv, duke pasur parasysh disa konferenca, disa dalje publike të tij, gjatë një muaji fushatë për kongresin, megjithatë them, që përgjithësisht kongresi po dominohet nga tone që i mëshojnë nevojës për mirëkuptim, patjetër që ky kongres duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve që lidhen me, e para nëse është apo jo e nevojshme të ketë një mirëkuptim dhe unë them që po dhe e dyta se si dhe me cilat terma programatik, apo statutor, do të realizohet ky mirëkuptim siç thuhet rëndom në kongres mes shumicës dhe pakicës. Por kam përshtypjen që pas këtij kongresi, do të ketë një koncept të ri jo vetëm të rreshtave, por të filozofisë mes shumicës dhe pakicës brenda PS”.

Luan Rama:- “Natyrshëm që kongresi, po i shpalos edhe njëherë vlerat më të qenësishme të PS dhe absolutisht që një nga këto vlera është edhe fryma kritike debati i hapur dhe konstruktiv dhe kur ky debat bëhet në struktura të partisë, në forumet e saj, natyrshëm që shpreh në fund të fundit përmasat reale të emancipimit politik që ka PS. Në këtë kontekst, unë do ta gjykoja dhe diskutimin e zotit Meta, si pjesë të angazhimit dhe të qëndrimit të tij tashmë të njohur dhe pjesë të kontributit të tij për ta forcuar institucionin e debatit politik brenda partisë”.

Pandeli Meta:- “M’u duk normal, një diskutim ku shprehu opinionin e vetë dhe nuk u prit dhe aq keq sa presupozohej nga dikush. Patëm disa diskutime me disa kolegë, mua m’u duk se kongresi u fut në hullinë e vetë”./tvklan.al