957 kandidatë për studentë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit kanë nisur fazën e konkurrimit në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ata tashmë janë të informuar në lidhje me korrigjimin e provimeve të tyre në mëyrën kompjuterike dhe vlerësojnë këtë fakt.
“Po e quaj diçka pozitive për faktin se neve studentëve nuk na mban shumë në ankth dhe duket disi më e drejtë.”
Për më tej Rektori i Universitetit Politeknik na sqaron për avantazhet e kësaj metode korrigjimi.
“ Në krahasim me vitin e kaluar konkursi ndryshon vetëm nga fakti i shpjetësisë së korrigjimit të testit të konkursit për të gjithë kandidatët. Ky vlerësim ose ky korrigjim do të bëhet në rrugë elektronike, natyrisht duke ruajtur edhe testin klasik.”
Nga të 957 kandidatët e paraqitur për konkurrim në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit do të pranohen 150 studentë. Ndërsa në total në të gjithë degët e Universitetit Politeknik do të marrin pjesë 3860 kandidatë prej të cilëve vetëm 1100 do të kenë të drejtën të vazhdojnë studimet e larta. Mësohet se nga kjo shifër 41 vende janë rezervuar për shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia. /tvklan.al