Gazetari: Zotëri me sa e keni blerë karburantin sot?

“165. Një pesë lekësh kanë ulur, more. E pandjeshme është.”

“Nuk e ulin. Nuk duan t’ia dinë fare”.

Gazetari: E përballoni dot ju çmimin?

“Po tani ato dy lekë që i sjellim andej nga Greqia ne i lëmë këtej”.

“Çmimi 10 mijë lekë me shku në Durrës me ardh patjetër.”

“Sot i kemi harxhuar nja 10 mijë lekë.”

Gazetari: Me sa lekë ishte litri?

“Me 160.”

Gazetari: Duket shumë apo krahasuar dhe me disa javë përpara?

“Ka vajt sa në Itali, ka vajt. Shumë, shumë shtrenjtë”.

Konsumatorët shqiptarë nuk e kanë aspak gabim. Është fakt që tregtarët e hidrokarbureve në vend janë mjaftuar me një ulje prej vetëm 3% të çmimeve, ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare prej disa javësh tashmë nafta po kuotohet në nivelin 111 deri në 113 dollarë për fuçi.

Thënë ndryshe çmimi i naftës është ulur me 23%. Këto janë tabelat e çmimeve të karburanteve, të cilat ka fiksuar kamera e TV Klan këtë fundjavë disa prej pikave të pakicës në kryeqytet.

Mesa duket grosistët nuk kanë ndërmend të ulin më tej çmimet, megjithëse sipas ekspertëve situatën aktuale të bursës së arit të zi një gjë e tillë është krejtësisht e mundshme./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro