Një bakter i zbuluar në sipërfaqen e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) mund të mos jetë nga Toka. Kozmonauti rus Anton Shkaplerov, një inxhinier fluturimi i ISS, i cili do të niset për udhëtimin e tij të tretë në stacionin hapësinor në Dhjetor, thotë se ky bakter i gjallë i marrë nga një sipërfaqe metalike mund të jetë jashtëtokësorë.

Në të shkuarën në sipërfaqen e stacionit janë gjetur mikroorganizma që i përkasin tokës, por ato kanë përfunduar atje falë fenomenit të ngritjes së jonosferave, ku substancat e Tokës ngjiten në atmosferë.

Por bakteri i zbuluar së fundmi, sipas Shkaplerov, nuk kanë qenë aty gjatë lëshimit në hapësirë të modulit të ISS. Ato po analizohen nga shkencëtarët dhe nuk paraqesin rrezik.

“The Sun”, shkruan se i pabesueshëm është fakti se ky bakter i gjetur në Stacionin Hapësinor mund të mbijetojë në vakum dhe në temperatura që variojnë nga -150 gradë në 150 gradë Celcius.

/tvklan.al