Të gjitha universitete publike dhe private që operojnë në vendin tonë së shpejti do ti nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm të cilësisë së programeve, stafit, ambienteve dhe gjithçka që ka të bëjë me procesin e mësimdhënies.
Akreditimi i universiteteve do të bëhet nga një kompani amerikane e cila më pas do ti kalojë referencat ministrisë së Arsimit. Q do të vendosë dhe vulën e fundit për ato universitete që do të duhet të mbyllen.
Jorgaq Kaçani: “Ky vlerësim do të bëhet për çdo program studimi që një universitet publik apo shtetëror i lëshon ose diplomon studentët. Është hera e parë që do të bëhet një akreditim i tillë. Është hera e parë që ndoshta do të çojë edhe në ato universitete të cilat nuk e sigurojnë sistemin e cilësisë deri në marrje dhe të një vendimi për mbyllje. Në raste të tilla mund të jetë procesi i përfundimit të studimeve, ndërprerjes të mos merret në vitin e parë ose në të kundërt edhe të kalimit të studentëve në universitete të tjera.”
Universitetet shqiptare i nënshtrohen për herë të parë procesit të akreditimit. Pas këtij procesi të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të zgjedhin universitetin më të mirë në bazë të pikëve të marra nga ky akreditim./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami