Edhe pse mësimi ka filluar prej gati 2 javësh, nxënësit e shkollave 9-vjeçare ende nuk janë pajisur me të gjithë librat. Mungesa e teksteve shkollore vihet re në të gjitha klasat e arsimit bazë.
Të pakët janë nxënësit që kanë mundur të sigurojnë gjithë librat që u nevojiten. Ndërsa të tjerët shkojnë çdo ditë në librari për tekstet që u mungojnë.
Nxënësi 1: “Se dimë, këto të shkollës thonë vijnë, por ne kemi pyetur thonë që s’ka.”
Nxënësi 2: “Vetëm një libër më mungon, Edukata Shoqërore e klasës 5.”
Gazetarja: “Po pse nuk e ke blerë këtë?”
Nxënësi 2: “Kam vajtur në të gjitha vendet se kam gjetur.”
Nxënësja 1: “Më mungon Fizika, Fletë puna e Gjeografisë.”
Nxënësja 2: “Më mungon Gjeografia, Fizika dhe Matematika.”
Nxënësja 3: “Më mungojnë ca. Fleta punës e Gjuhës edhe disa libra të tjerë.”
Përsa u përket mungesës së disa teksteve në libraritë e kryeqytetit. Ministria e arsimit shprehet se shtëpitë botuese i kanë hedhur në treg të gjithë titujt e librave. Ndërsa mungesa argumentohet me shitjen e gjithë kontingjentit që është hedhur në treg.
Sipas ministrisë së arsimit shtëpitë botuese së shpejti do të çojnë në librari tekste të tjera për të plotësuar nevojat e nxënësve./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami