Rektori i universitetit të Tiranës, Dhori Kule, emëroi 30 pedagogë të rinj për fakultetin juridik.
Emrat janë përzgjedhur mes 247 kandidatëve. Gjatë emërimit Kule iu kërkoi përgjegjësi maksimale si dhe të zhvillojnë më tej komunikimin me studentët.
Tashmë një problem shqetësues për këtë fakultet mbetet mungesa e ambienteve. Sipas Kules mësimi do të zhvillohet në godinën ekzistuese, ndërsa do të përpiqen për gjetjen e ambienteve me qira.
Dhjetëra studentë të fakultetit të Mjekësisë me anë të një proteste përpara rektoratit kanë kundërshtuar vendimin për aplikimin e sistemeve të krediteve gjatë këtij viti pasi kjo rrezikon të kalojë në stazh mbi 300 studentë.
Sipas tyre vendimi për aplikimin e sistemit të Bolonjës duhet vetëm për vitet e para. Kërkesat e tyre studentët ia paraqitën në një takim rektorit Dhori Kule, prej të cilit morën mbështetje se do të zgjidhë problemin./tvklan.al