Policia tatimore në kryeqytet ka ushtruar kontroll në disa lokale të zonës së Bllokut ku është kërkuar dokumentacioni mbi taksat e paguara. Kjo strukturë deri tani ka nxjerrë 300 urdhra bllokimi për ato aktivitete që kanë paguar pjesërish detyrimet tatimore ose janë hapur pa u regjistruar në organin përkatës. Në lidhje me këtë, përgjegjësi i grupit të gatshëm Genc Muro shprehet:
Genc Muro: “Për të gjitha këto subjekte do të merren masat e nevojshme konform ligjit për bllokimin e aktivitetit të tyre. Brenda 15 ditëve ata mund të bëjnë të gjitha procedurat e nevojshme për t’u licensuar.”
Në këtë mënyrë, si rezultat i rritjes së tatimtaksës, Policia tatimore synon të ulë evazionin fiskal. /tvklan.al