Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ka më se një muaj e gjysmë që ky kontroll është i përditshëm në aeroportin “Nënë Tereza” në oraret e mbërritjes së avionëve. Alarmi i vënë nga OBSH, për përhapjen e virusit të rëndë akut respirator, bëri të pajisen me maska dhe dezinfektant grupi mjekësor dhe personeli i aeroportit. Pasagjerët kontrollohen me sy nga mjeku, e njëkohësisht plotësohet skeda e raportimit individual të personave që vijnë nga vendet me Sars.

Mjeku:- “Duke kontaktuar me ta, nuk mund të them që aty mund të vendoset diagnoza e saktë, por shikohet njëherë gjendja e përgjithshme, që mund ta shikosh me sy, mund ta shikosh mos ka ndonjë skuqe, shikohet gjendja e tij e përgjithshme, gjithashtu normalisht ne, në qoftë se do të ketë ndonjë problem do të sinjalizohemi nga shoqëritë ajrore dhe personeli i avionëve që vijnë këtu”.

Në formularin që gjithsecili duhet të plotësojë, shkruhet emri, shtetësia, adresa e plotë, data e hyrjes në Shqipëri dhe vendet ku ke udhëtuar tre javë përpara mbërritjes këtu. Pyetet nëse ke pasur kontakt që kanë shenja si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diare. Por si masë parandaluese përveç maskës dhe kontrolleve të shpeshta për t’u mbrojtur vërtetë nga virusi rekomandohet të ndërpriten udhëtimet në vendet e prekura./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti