Të rinj që kanë fituar të drejtën e studimit me shtesa thuajse nuk kanë qenë të planifikuar për strehim në Qytetin Studenti. Ata do ta gjejnë vetë këtë mundësi e bashkë me ta edhe studentët me pagesë.
Qyteza studentore ka një kapacitet prej 26 godinash të cilat, bëjnë vetëm 6000 studentë. Sivjet shtesa prej 400 të rinjsh krijon mundësinë për të qëndruar edhe 4 veta në një dhomë. Sipas drejtorit të Qytetit Studenti, hapja e dyerve të shkollave vitin e ardhshëm, detyrimisht duhet të zgjidhet nga vetë individët.
Drejtori i Qytet Studentit: Në qoftë se do të ketë vende të lira pastaj do të vijnë dhe studentë të tjerë që nuk janë të këtyre kritereve.
Cilët janë këta që nuk përfshihen në këta kritere?
Drejtori i Qytet Studentit: Studentët përsëritës, studentët që janë të kuotave dytësore, që janë me pagesë si dhe studentët që përfshihen në këto linjat hekurudhore urbane si qyteti i Durrësit, Fushë-Kruja, Kruja etj.
Pagesa për një studentë nuk ka ndryshuar, ndërsa kushtet ndër vite janë përmirësuar. Një godinë e vetme e kësaj qyteze është modeli i një hoteli porsa u takon ambienteve. Dhoma dyshe, me vc brenda dhe ujë 24 orë, por këtu paguhet qira mujore 7000 Lekë personi. Privilegji është vetëm për studentët me të ardhura të mira. Përveç shqiptarëve këtu janë strehuar edhe të huaj.
Studenti i huaj: Jam nga Siria dhe vazhdoj shkollën për mjekësi, jam viti i dytë. Kam qenë vjet në godinën tjetër dhe kam zgjedhur këtu se është më mirë ka ujë, ka drita.
Ajo që u mungon studentëve në godinat e tjera është:
Studente: Uji është keq se vjen me orar, por që mirë. Tani jemi mësuar, viti i tretë.
Studente: Ndoshta të ketë më shumë mundësi për argëtim./tvklan.al