Vlora synon edhe për këtë verë të jetë një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet që të ofron në këto ditë maji plazhi i Radhimës janë impresionuese. Pushues që shijojnë rrezet e diellit, ujin e pastër dhe natyrën përrallore.

Si çdo vit edhe këtë sezon kërkesat janë në rritje. Edhe pse të kënaqur me atë çka ofron bregdeti i Vlorës pushuesit shprehin se infrastruktura dhe pastërtia e plazhit mund të përmirësohen akoma më shumë.

“Shumë mirë, është e treta herë që vijmë.”

“Akoma fillimi është për të thënë ndonjë gjë, nuk është ndonjë infrastrukturë kushedi se çfarë. Pretendojmë pak më shumë.”

“Po sigurisht, e kemi afër jemi nga Fieri.”

“Ka ato që çfarë ka falur natyra, një det të pastër, diellin dhe ajrin.”

Operatorët turistik të zonës bëjnë fjalë për fluks të lartë pushtuesish që pritet të vizitojnë plazhet e jugut edhe këtë sezon. Në krye të listës mbeten sërish pushuesit Kosovar dhe ata maqedonas, të cilat përveç çmimeve konkurruese tashmë mund të gjejnë edhe ushqime tradicionale.

“Çmimet do të jenë sivjet më konkurruese, tashmë kemi përvetësuar shuam mirë dhe kuzhinën tradicionale kosovare, maqedonase. Përveç kuzhinës tradicionale që ata kërkojnë dhe kanë qenë të kënaqur besoj kaq vite, është edhe shumëllojshmëria e aktiviteteve në bare e restorante.”

Sezoni turistik i hapur pak më parë në bregdetin e Vlorës, ka sjellë jo vetëm popullimin e plazheve, por nga sa duket edhe ngritjen e parakohshme të temperaturave, çka premton për një verë të nxehtë për të gjithë ata që do të kenë mundësi ta shijojnë nga afër./tvklan.alGazetare: Ornela Hila