Pas një shekulli nga krijimi, Korçës i është kthyer Orkestra Simfonike. Me pasionin dhe këmbënguljen e Thoma Nasit, Korça hapi dyert Orkestrës Simfonike ku u interpretuan pjesë nga Verdi, Bizet, Rossini dhe të tjerë kompozitorë të mëdhenj nën diregjimin e Ilir Erzenit.
Për maestro Zhani Ciko, rikthimi i Orkestrës Simfonike të Korcës është një ngjarje e rëndësishme për kulturën dhe artin.
Zhani Ciko: Është një shenjë e rikthimit të qytetërimit, por në përmasa të reja. Një orkestër është shenjë e kulturës, e burimit të krijmtarisë, e artistave të cilët nuk vijnë sot, por kanë ardhur me kohë.
Rikthimi i Orkestrës Simfonike përkoi edhe me çeljen e Qendrës së Kulturës, Artit dhe Inovacionit,e cila do të jetë shtëpia e re e artistëve të Korçës.
Zamira Kita: Sigurisht kjo është një vlerë e shtuar për Korçën, një institucion që i shtohet qytetit jo vetëm për kulturën, por edhe inovacionin. Tashmë ka shumë të rinj të apasionuar ndaj inovacionit, kanë zgjedhur ku do të punojnë, ku do të lidhin bukur kulturën me të renë, me pjesën digjitale. Me gjithçka që sot i duhet kohës. Por ajo që na bën të lumtur është se artistët korçarë kanë ambjentet e tyre komode për të punuar.
Qendra e re e Kulturës së bashku me Galerinë Dixhitale, do të jenë një vlerë e shtuar për Korçën, që pritet të vizitohen nga mijëra turistë.
Klan News