Prindërit e Otto Warmbier, studentit amerikan, i cili është në gjendje kome, pasi u lirua këtë javë nga Koreja e Veriut, thonë se ai ishte “masakruar ” nga  “regjim komunist”.

Ne duam që bota të dije se si ne dhe djali ynë janë brutalizuar dhe terrorizuar nga regjimi i partisë,

” thanë prindërit e tij, Fred dhe Cindy.

22 – vjeçari po trajtohet në spital pasi fluturoi drejt  Ohajos të martën.

Warmbier u dënua me 15 vjet pune të rendë, pasi tentoi të vidhte një simbol të propagandës komuniste nga një hotel.

22 – vjeçarit ju dha një pilulë gjumi, pasi u sëmur, vitin e kaluar dhe që atëherë nuk u zgjua. Të paktën kështu tha Korea e Veriut.

Mjeket po përpiqen të kuptojnë nëse gjendja në të cilën ndodhet 22 – vjeçari është rezultat i brutalitetit në burg.

Nëse do të rezultojë që dhuna në burg ka sjellë gjendjen kome pritet që të ketë presion ndaj Presidentit Trump për të ndërmarrë veprime kundër regjimit të Kim Jong-un.

Tv Klan