Në një komunikim në Skype për “Opinion” në Tv Klan, Eno Konda, student në Pekin, u shpreh se ende njerëzit janë të frikësua për rriskun ndaj koronavirus.
Ai u shpreh se qeveria ka marrë masa ekstreme, ndërsa shtoi se për t’iu rikthyer jetës thuajse normale, nevojitet 28-30 ditë pa asnjë rast të ri infektimi, por sërish duke bërë shumë kujdes.
“Ditët fundit kam lexuar një lajm, nuk e di sa i konfirmuar është, që nëse në Pekin do ketë 28 ditë me zero raste, atëherë puna do mund të fillojë normalisht. Duhet të jetë rreth një muaj pa raste që të fillojë puna normalisht, por prapë e kontrolluar, me maska, dorashka, dizifektantë, alkool, madje dhe me syze transparente në çdo vend pune”, shprehet ai. /tvklan.al