Çdo ndërmarrje që ka 50 punonjës në organikën e saj, 2 prej tyre duhet të jenë persona me aftësi të kufizuar. Ligjin e ri për nxitjen e punësimit, ministri i Financave dhe Ekonomisë e prezantoi në Këshillin Kombëtar të Punës.
Arben Ahmetaj tha se çdo ndërmarrje e cila nuk e zbaton këtë kusht do të duhet të paguajë 50% të pagës minimale për çdo person që nuk ka punësuar, para të cilat do të shkojnë në Fondin Special të Punës.
Ligji i ri për punësimin do të detyrojë të gjithë personat që marrin ndihmë ekonomike që të ndjekin kurse dhe trajnime falas në mënyrë që në të ardhmen të gjejnë një vend pune.
Këshilli i Punës diskutoi edhe rritjen e pagës minimale, por pa dhënë vlera se sa do të bëhet, duke e lënë vendimin për tu marrë në një kohë tjetër. Sot paga minimale për një të punësuar në sektorin privat është 24 mijë Lekë.
Tv Klan