Sali Berisha: “Çdo shtetas që ka nënë ose babën shqiptar, që ka origjinë shqiptare, të ketë të drejtën të blejë tokë shqiptar, do të jenë një në trajtimin e problemit të pronësisë në këtë vend”.
Kjo që po thotë Sali Berisha, u mirëprit në Kosovë. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se akti i fundit i qeverisë në Tiranë që u mundëson të gjithë atyre që kanë origjinë shqiptare të blejnë toka në Shqipëri, do të krijojnë një treg më të gjerë në këtë vend. Pos kësaj do të shtohen mundësitë për ushtrim të biznesit atje.
“Kjo është një mundësi e re për të themi ashtu subjektet biznesore kosovare apo anasjelltas për investime shtesë edhe në Shqipëri. Dmth ju hap mundësi, ju hap tregje të reja”.
Ekonomistët vlerësojnë se Tirana në 3 vitet e fundit ndërmori një sërë hapash në krijimin e lehtësirave për zhvillim ekonomik në hapësirat shqiptare. Edhe qytetarët shprehen të gatshëm të jenë pronarë të tokave në Shqipëri.
“Kjo është e mirëseardhur, që sa vjet kena prit edhe me pas mundësi, shtatash me pas mundësi e kisha ble”.
Por a duhet që edhe qeveria e Kosovës të miratoj një ligj i cili do të mundësonte kushtet e barabarta për të gjithë shqiptarët kudo që janë të kenë të drejtë të blejnë toka në Kosovë?
“Në aspektin ligjor t’ju mundësohet edhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë në vende tjera. Faktikisht të gjejnë veten këtu në aktivitetin ekonomik dhe biznesor, të rrisin numrin e investimeve dhe të jenë bartës të zhvillimit ekonomik”.
Qeveria shqiptare tha dje se të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen me miratimin e ligjit që mrekullon këtë çështje do të mund të blejë e shesin tokë njësoj sikur edhe shtetasit shqiptarë./tvklan.al