Arta Tozaj: “Edhe pse me disa vërejtje, Kosova është paraqitur për herë të parë në Parlamentin Europian me flamurin e saj kombëtar. Kjo gjë është argumentuar nga kryetarja e delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore Doris Pack me faktin se 2/3 e parlamentit evropian kanë votuar pro rezolutës së propozuar nga Marti Ahtisari për Kosovën.”
Anëtarët e delegacionit europarlamentar kritikuan kryesisht paqartësitë e kompetencave lidhur me prezencën ndërkombëtare atje pas datës 15 qershor, por pala kosovare tregoi se kushtetuta është e qartë në këtë pikë për sa i takon autoriteteve vendore dhe se ajo që mbetet për t’u vendosur është ndarja e kompetencave mes OKB-së dhe Bashkimit Evropian për sa i takon pranisë së misioneve të tyre respektive në Kosovë.
Shefja e zyrës për Kosovën në Komisionin Europian Kanaviera, pasi përsëriti prononcimet e BE-së për Kosovën tha se shqetësim kryesorë mbeten treguesit ekonomik sidomos niveli i lartë i papunësisë, gjë që u pranua dhenta numri 2 i qeverisë së Kosovës Ramë Manaj, por sipas tij për të ndihmuar ekonominë dhe ndërtimin e shtetit të ri ligjor, Kosova shpreson në financime të pritshme nga konferenca e donatorëve.
Franklin De Vrieze përfaqësues i UMNIK shtoi se vëmendje duhet kushtuar dhe ndaj trafikut të qenieve njerëzore duke ju referuar raportit të Komisionit Evropian për Kosovën gjatë vitit të kaluar./tvklan.al