Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rambujeja ka hyr sot në ditën e tretë të bisedimeve. Megjithëse përfaqësuesit europian dhe negociatorët e kësaj konference po përpiqen për zhvillime të mira të saj deri tani të dy palët nuk kanë arritur që të bisedojnë direct dhe s’kanë rënë dakort për asnjë nga pikat e planit të paqes. Vetë fakti që pas vizitës së djeshme dy bashkëpresidentët e konferencës Vedrin dhe Robin Kuk do të shkojnë sërisht në Rambuje, tregon se komunikimi mes serbëve dhe shqiptarëve s’është dhe fort i lehtë.

Në Rambuje ka mbrritur dhe një delegacion i serbëve të Kosovës, i cili nuk është lejuar të marrë pjesë në bisedime. Delegacioni shqiptar këmbëngul në autonominë tre vjeçare e cila më vonë do të sjell një referendum vetëvendosës të Kosovarëve. Ndërsa delegacioni jugosllav këmbëngul në mospranimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë.

Ministri i Jashtëm grek Teodoros Pangalos, mbrëm ka qenë në Beograd dhe është takuar me ministrin e jashtëm jugosllav, i cili ka shprehur dhe njëherë se serbët nuk do të lejojnë vendosjen e trupave ndërkombëtare në Kosovë. Ministri grek Pangalos e ka mbështetur mendimin e homologut serb. Më pas Ministri grek Pangalos do të shkoj në Mal të Zi.

Ndërsa sot në Bruksel është mbledhur këshilli i Natos, i cili ka biseduar për strategjinë që duhet ndjekur në rast të një marrveshje në Rambuje, në të kundërt ajo do të sulmoj nga ajri kërcënim që është mbështetur edhe nga SHBA./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori