Pragu i fushatës elektorale bëri kokë më kokë të enjten përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Kosovë.
Ata qëndruan bashkim, folën e qeshën. Këtë tur politikanësh i mblodhi presidenti Fatmir Sejdiu, arsyeja ishte nënshkrimi i një kodi të mirësjelljes për fushatën e zgjedhjeve lokale 2009. I pari i vendit porositi të gjithë të bëjnë fushatë ferrë dhe korrekte.
Fatmir Sejdiu: “Ne të gjithë, duhet të marrim përgjegjësinë në mënyrë që këto zgjedhje të jenë shembulli i pjekurisë politike dhe misionare në shtetin tonë të dashur”.
Korrektësi gjatë fushatës kërkuan edhe ambasadori amerikan Krisot Ferdell, edhe përfaqësuesja e BE-së Ingrid Johansson.
Krisot Ferdell: “Mendoj se kodi i mirësjelljes paraqit një pikë të rëndësishme në këtë proces. Sepse në këtë moment partitë i shërbejnë popullatës dhe institucioneve të vendit duke premtuar se do të ndjeki rregullat me atmosferë që i shërben demokracisë dhe Kosovës”.
Ingrid Johansson: “Ceremonia e sotme është një treguese si kuvendi i Kosovës dhe partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet lokale kanë gatishmërinë dhe vendosmërinë që aktivisht i mbrojnë parimet për zgjedhje të lira, fair dhe transparente”.
Firmatimi i kosovarëve u bë kur u vu firma mbi këtë dokument. Normalisht Hashim Thaçi, në emër të PDK-së është i pari.
Sejdiu mbase lakmojë, por nuk mundi të nënshkruaj asgjë në emër të LDK-së, këtë e bëri Ramë Manaj, të tjerët vijnë me radhë. Fushata fillon të enjten me 15 Tetor./tvklan.al