Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Një vit pas bombardimeve të Natos në ish-Jugosllavi, komunitetir ndërkombëtar po arrin rezultatin se ajo që është e pamundur në Kosovë është pajtimi etnik. Ka qenë Kushner i pari i cili është shprehur hapur nuk duhet të ëndërrojmë, vetëm një bashkëekzistencë paqësore mund të arrihet në krahinën e lodhur nga shekulli i urrejtjes.
Mitrovica po bëhet shembulli i gjallë i problemeve etnike në Kososvë. Duhet të heqim dorë nga iluzionet është ky mendimi i komunitetit ndërkombëtar një vit pas konfliktit në krahinë. Një tjetër problem i cili shqetëson tani opinionin është një konflikt i ri që mund të provokohet nga Millosheviçi.
Presheva, Bujanovca, Medvegja është ky trinomi i cili po përdoret nga Millosheviçi për të ndezur sërisht Kosovën, por që më tepër duket si një orvatje e dështuar e tij për të hequr vëmendjen nga Mali i Zi. Pranvera shihet si konflikti i ri i mundshëm i presidentit Jugosllav, konflikt që përfundimisht mund të shkatërroj piramidën shtetërore të Beogradit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori