Pas 30 ditësh, do të dihet emri i kompanisë fituese e cila do të ndërtojë një autostradë, por në territorin e Kosovës. komiteti ndërministror po finalizon punën drejt zgjedhjes së fituesit për projektin e rrugës moderne Morinë-Mërdarë.

Fatmir Limaj: “Nga nesër të hapim ofertën të cilën e kemi premtuar që deri me 25 shtator do të hapet oferta për fillimin e punimeve, dmth oferta e cila përfundimisht do të nxjerrë fituesin e fillimit të punimeve në autostradën Prishtinë-Vernicë”.

Por komiteti ndërmjetësor vendosi dhe kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë 7 kompanitë e para kualifikuara për projektin e autostradës.

Fatmir Limaj: “Kriteret do të jenë 50% kriter financiar, dmth çmimi më i favorshëm dhe 50% do të jetë kriter teknik ne e quajmë ekonomikisht më i favorshëm. Në mesin e këtij kriteri 50%, 50%-shin e këtij 50%-shi do ta ketë … kompani e cila vjen edhe me ofertë financiare, ka siguri financiare mesvetes”.

Kompani e cila do të fitoj tenderin do të ketë parasysh edhe një kriter që është vënë, ajo duhet ta përfundoj autostradën brenda 36 muajsh./tvklan.al